Video/ Jasir Asani kthehet në ditët e tij më të mira, sulmuesi kuqezi tund rrjetën në kampionatin iranian 02/09 19:56
Policia ka identifikuar dhe arrestuar tashmë tre persona të moshave 18 deri në 21 vjeç me kombësi spanjolle lidhur me fyerjet raciste që Vinicius Júnior mori gjatë ndeshjes Valencia-Real Madrid, ndonëse vijon puna për zbardhjen e fakteve.
Të arrestuarit akuzohen për një krim të dyshuar lidhur me ushtrimin e të drejtave themelore dhe lirive publike.
Pas dhënies së deklaratës, të tre janë lënë të lirë, me detyrim për t’u paraqitur në gjykatë.
Zyra e Prokurorit Provincial të Valencias ka hapur zyrtarisht procedurat e hetimit penal në rast se fyerjet mund përbëjnë një krim urrejtjeje.
Top Channel