10 vite rresht kampion, futbollistet e Vllaznisë janë të pathyeshme

23/05/2023 15:25

10 vite rresht, 10 tituj kampion. Vllaznia është padyshim mbretëresha e futbollit të femrave në Shqipëri.

Vajzat shkodrane, siguruan titullin e 10-të kampion këtë sezon, teksa në ndeshjen e fundit, munden Tiranën rivale me rezultatin 3-0. Golat e  Doçit, Gjergjit dhe Berishës i dhanë fitoren Vllaznisë e cila me titullin e këtij viti  vendos yllin në fanellë.

Pas ëndrrës së bërërealitet, duke u kualifikuar në grupet e Champions League sezonin e kaluar, për vajzat titulli i 10-të radhazi është një objektiv të cilin nuk e kishin imagjinuar.

Top Channel