Fitore jetike pas 7 javësh, sulmuesi dardan protagonist me gol

20/05/2023 17:38

Lirim Kastrati po luan sezonin e parë në elitën e futbollit hungarez.

Sulmuesi i djathtë, u transferua si lojtar i lirë nga Legia e Varshavës te MOL Fehervar.

Skuadra po vuan për të siguruar qëndrimin në OTP Bank Liga, teksa sot siguroi një triumf jetik 3-0 ndaj Zalaegerszegi.Kastrati, i cili ka veshur 17 herë fanellën e Kosovës, u shfaq protagonist në minutën e 39’ duke shënuar golin e dytë për Fehervar.

24-vjeçari dardan finalizoi disa kombinime të bukura të vendasve dhe gjeti golin numër katër në kampionat. Fehervar rigjeti tri pikët pas shtatë javësh pa fitore.

Top Channel