Drejtori sportiv i Tottenham, Fabio Paratici ka marrë një pezullim nga Federata Italiane e Futbollit, për shkeljet financiare të kryera kur ishte drejtues në klubin e Juventusit.
Paratiçi u pezullua me 30 muaj heqje të të drejtës për të ushtruar profesionin në futbollin italian ,teksa pas kërkesës në FIFA, sanksioni mori efekt në të gjithë botën.
Në këto kushte, Paratici do ta ketë të pamundur të ushtrojë detyrën që mban aktualisht te klubi i Tottenhamit, ndaj mbetet për t’u parë si do të veprojnë palët.
Ndërkohë, mediat në Angli raportojnë se te Tottenham janë duke kërkuar për një drejtor të ri sportiv, pasi të paktën juridikisht, emri i Paraticit nuk mund të figurojë më në organikën e klubit.
Pas hetimeve Juventusit iu reduktuan 15 pikë në renditjen e sezonit aktual teksa ashtu si Paratiçi janë pezulluar edhe drejtues të tjerë të klubit bardhezi.
Top Channel