Një burrë që kaloi 24 ditë në detin e Karaibeve thotë se mbijetoi duke ngrënë ketchup.
Elvis Francois, 47 vjeç, u gjet 120 milje në veriperëndim të Puerto Bolívar të Kolumbisë pasi një aeroplan pa fjalën “ndihmë” të gdhendur në varkën e tij me vela, tha marina kolumbiane në një deklaratë të enjten.
“Nuk kisha ushqim. Ishte vetëm një shishe ketchup që ishte në varkë, pluhur hudhre kështu që e përziva me pak ujë”, tha Francois në një video të siguruar nga ushtria kolumbiane.
Francois, nga shteti ishullor i Dominikës, tha se ai kishte bërë riparime në varkën e tij pranë pjesës holandeze të ishullit Saint Martin në dhjetor, kur kushtet e pafavorshme të motit e nxorrën varkën e tij në det.
Ai tha se i mungonin njohuritë e lundrimit dhe nuk ishte në gjendje të manovronte varkën e tij në breg – duke kaluar javë të humbura në det.
“Njëzet e katër ditë pa tokë, me askënd për të folur. Nuk di çfarë të bësh, nuk e di se ku je. Ishte e ashpër”, tha ai. “Në një moment të caktuar, humba shpresat. Mendojapër familjen time.”
Pasi u shpëtua , ai u transferua në qytetin port të Kartagjenës, ku mori kujdes mjekësor dhe më vonë iu dorëzua autoriteteve të imigracionit për t’u kthyer në shtëpi, thanë zyrtarët kolumbianë.
Top Channel