Lady Gaga bëhet nënë për herë të parë, mirëpret vajzën me Michael Polansky
Këngëtari i njohur, Kristi Lamaj, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për muzikën, raportin me ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5” si dhe projektet në ekran.
Lamaj u shpreh se do të jetë sërish në moderimin e “Urban Gen” në Top Channel, ku në fokus ka të rinjtë. Sezonin e kaluar ishte së bashku me Lei Krajën, por kësaj radhe do të vijë vetëm.
“Vjen në tetor me një format të riformatuar. Do të jem vetëm. Është përgjegjësi edhe më e madhe sepse dhe pjesa e Leit më kalon. Kam patur një eksperiencë punë të mrekullueshme, vajzë shumë pozitive dhe kam shumë respekt për Lei Krajën. Vijmë ndryshe këtë vit, normalisht qendra do të jetë prapë rinia”, tha ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri,
Pjesë nga intervista:
Edea: Menjëherë pas eksperiencës në “Big Brother”, Kristi filloi “Urban Gen” në Top Channel, një projekt i Fondacionit Dritan Hoxha.
Kristi: Urban është një dashuri në vete. Unë nuk jam futur kurrsesi në “Big Brother” për të qenë pjesë e një emisioni. Çdo gjë ka ardhur organike, m’u propozua në mars. Kisha një përzierje emocionale, shumë sfidë. Nga ana tjetër isha dhe shumë kurioz se çfarë bëhet, si funksionon. Unë e njoha pak televizionin nga “Big Brother” si funksionon, por jo kaq si tek “Urban” që e njoh më në brendësi. Ishte gjithashtu një përgjegjësi shumë e madhe. Jam surprizuar shumë. Kur them surprizuar, them në ambientet e punës që ka Top Channel. Profesionalitet dhe nga ana tjetër harmoni. E kur shoqërohen këto të dyja së bashku, përpos përgjegjësisë ke dhe kënaqësinë. Tek “Urban” kam njohur dhe ato ambiente ku ideja të dëgjohet, por nga ana tjetër edhe ajo çfarë ti jep aty brenda të vlerësohet shumë. Jam përshtatur shumë mirë, por ndërkohë ka qenë një përgjegjësi shumë e madhe. “Big Brother” ka qenë shkollë, “Urban” ka qenë master po nga ato specializimet jashtë shtetit fare, që janë kulmi. Një këshillë dhe diçka që e kam primare, është pakti jo vetëm të bësh pyetje. T’a kuptosh se çfarë po të thotë, t’a dëgjosh se çfarë po të thotë. Ti vjen me një skaletë, por unë ndërkohë mund të them diçka që të shkon përtej dhe mund të rrëzojë pyetjen pasardhëse. Por diçka që ty të del jashtë pritshmërive, ti nuk e kishe menduar, thjesht ai që ke përballë, që po e interviston, të bën intervistën, ai është emisioni. Kjo është shumë e rëndësishme.
Edea: Vjet ishe në bashkë moderim edhe me Lei Krajën, këtë vit do të jesh me dikë tjetër, vetëm?
Kristi: Deri tani po flisja për sezonin e parë, por “Urban Gen” do ketë një sezon të dytë. Vjen në tetor me një format të riformatuar. Do të jem vetëm. Është përgjegjësi edhe më e madhe sepse dhe Leit më kalon. Kam patur një eksperiencë punë të mrekullueshme, vajzë shumë pozitive dhe kam shumë respekt për Lei Krajën. Vijmë ndryshe këtë vit, normalisht qendra do të jetë prapë rinia. “Urban Geb” është i të rinjve. Por normalisht janë prapë tema të ndryshme sociale që prekin përditshmërinë. Në këtë sezon, të rinjtë do të jenë afër me njëri-tjetrin dhe “Urban Gen” jep atë mundësinë ku çdo mendim mund të bëhet fillimi i një bisede shumë konstruktive. Por do të ketë të ftuar edhe personalitete.
Top Channel