Krijuesi i përmbajtjeve për të rritur, Ricardo Staudt, është gjetur i pajetë në një pishinë në Paralimni, Qipro. 22-vjeçari, i njohur në rrjetet sociale me emrin Noah Segsy, kishte të paktën 300 mijë ndjekës.

I riu ishte i njohur për publikimin e përmbajtjeve në “OnlyFans” dhe u nxor pa ndjenja nga pishina e një kompleksi apartamentesh më 24 gusht, rreth orës 21:20.

Mediat lokale shkruajnë se, 22-vjeçari u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur. Ndërkohë shkaku i vdekjes nuk bëhet i ditur në materialin e publikuar.

Pas vdekjes së Staudt, një mik i nënës së tij hapi një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde për shpenzimet e funeralit dhe varrimit.

“Me zemër të thyer po ju shkruaj, pasi shoqja ime ka pësuar një humbje të paimagjinueshme. Djali i saj i dashur është marrë shumë shpejt. Le të punojmë së bashku për të siguruar që djali i saj të mund të nisë udhëtimin e tij të fundit dhe t’i thotë lamtumirën e fundit me dinjitet”, thuhej në apel.

Top Channel