Me qindra makina u përplasën në një autostradë në Kinën qendrore, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV të mërkurën, ndërsa pamjet tregojnë skena kaosi.
Makina furgona dhe kamionë u përplasën me njëri-tjetrin në një pjesë të autostradës ndërsa raportohet se ka vetë një viktimë nga ngjarja.
Aksidenti ndodhi për shkak të dukshmërisë së ulët nga mjegulla pranë qytetit Zhengzhou, provincën Henan, dhe përfshinte të paktën 200 automjete, njoftuan mediat shtetërore.
Policia tha në llogarinë e tyre zyrtare në mediat sociale se trafiku në mbikalim kishte rifilluar që nga e marta pasdite.
Përpjekjet e shpëtimit emergjent u kryen menjëherë pasi ndodhi aksidenti.
Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Kinë për shkak të mungesës së kontrolleve të rrepta të sigurisë. Në shtator, 27 pasagjerë vdiqën pasi një autobus që i transportonte në objektet e karantinës në provincën jugperëndimore Guizhou u përmbys në një autostradë.
Top Channel