Spektakël në Torino, Juventus shënon 5 gola dhe e nis Europën me këmbën e mbarë
Deputetja e PDK, Ganimete Musliu, e ftuar në emisionin Top Story me Grida Dumën, ka folur në lidhje me strategjinë që duhet të ndjekë Kosova në hapat e ardhshëm të betejës së liderëve të UÇK në Hagë.
Ajo është ndalur edhe te prapaskena e largimit të dëshmitarëve të rremë nga Kosova. Musliu shprehet se shumë persona kanë bërë deklarata të rreme për të përfituar financiarisht.
“Gjykata Speciale nuk ka ardhur në ditë me diell. Nga viti 2010 ka pasur shumë dinamika për të ardhur deri në këtë ditë. Nisi gjithçka me raportin e Dik Martin. Nuk guxojmë të vazhdojmë me të njëjtën narrativë siç e kemi pasur, duke ia drejtuar gishtin njëri-tjetrit. Duhet të kryejmë detyrat tona, çfarë kemi bërë si Kosovë në këto vite? I kemi lënë vetëm, asgjë nuk kemi bërë.
Dosjen duhet urgjent të hapen, të ketë transparencë të plotë për atë çka ka ndodhur në Kosovë. Nëse vazhdon kështu që Gjykata të lëshojë nga një karotë për lepujt e çmendur, do të vazhdojë të jetë situatë e tillë dhe do të ketë pasoja të vazhdueshme dhe të njëpasnjëshme.
Ne jemi dëshmitarë për hapjen e kufijve në vitin 2015. Nuk u hapën rastësisht kufijtë e Europës. Autobusë e mjete transporti të shumta të mbushura plot u larguan nëpër vende të ndryshme.
E aty janë fshehur dëshmitarë të shumtë, që kanë fabrikuar dosje dhe i kanë dërguar në Gjykatën Speciale. Ne sot kemi dëshmitarë të mbrojtur që e kanë bërë një deklaratë të tillë për të fituar një makinë, një shtëpi, një vend pune, për të rregulluar statusin e tyre ekonomik.
Prandaj jam për hapjen e dosjeve. Paratë i ka dhënë Serbia dhe ata që nuk ia duan të mirën. Ligji duhet të rishikohet dhe të plotësohet. Gjykata Speciale nuk guxon të bëhet, sepse heq mundësinë e Apelit”, shprehet Musliu.
Top Channel