Tronditëse në Romë/ Nxënësi sulmon mësuesen brenda shkollës, i hedh sprej piperi në fytyrë dhe më pas e godet me thikë

18/09/2026 11:17

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes një shkollë të mesme në Romë, ku një nxënës dyshohet se ka sulmuar fizikisht një mësuese.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “Giovanni Verga”, ku, sipas informacioneve paraprake, nxënësi i ka spërkatur mësueses sprej piper në fytyrë dhe më pas e ka qëlluar me mjet prerës.

Pas njoftimit në numrin e emergjencës 112, në shkollë kanë mbërritur karabinierët e stacionit Centocelle të Romës, ndërsa në vendngjarje janë dërguar edhe ekipet e urgjencës.

Mësuesja është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore. Ajo ndodhet në gjendje shoku, por sipas të dhënave të para nuk është në rrezik për jetën.

Forcat e rendit kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e sulmit. Deri në këto momente, detaje të tjera mbi dinamikën e ngjarjes dhe gjendjen e nxënësit nuk janë bërë të ditura.

Top Channel