Kryeministri polak paralajmëron: Rusia mund të kryejë sulme “Hibride” ndaj vendeve aleate të Ukrainës

18/09/2026 12:28

Duke iu referuar disa agjencive të paidentifikuara të inteligjencës artificiale Donald Tusk ka paralajmëruar se Rusia mund të planifikojë sulme “hibride” me dronë dhe raketa ndaj vendeve që mbështesin Ukrainën.

Ky reagim nga Polonia vjen si rrjedhojë e vendimit ku Varshava vendosi të mbyllë përkohësisht hapësirën e saj ajrore, të ketë në gatishmëri avionët luftarakë dhe të pezullojë operacionet e aeroportit në përgjigje të sulmit të fundit rus.

Para parlamentit polak Tusk u shpreh: “Këto sulme të mundshme do të ishin, si të thuash, ‘aksidentale’, me qëllim paralizimin ose të paktën dobësimin e vendosmërisë së vendeve të NATO-s për të aktivizuar dispozitat përkatëse të NATO-s në rast agresioni ndaj një vendi anëtar”

Tusk paralajmëroi gjithashtu se sulme të mundshme ruse mund të përkojnë me ndryshime politike në disa vende evropiane, duke iu referuar forcave politike që kërkojnë një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë. Ai përmendi në mënyrë të tërthortë partitë më miqësore ndaj Rusisë, si National Rally në Francë dhe AfD në Gjermani.

Top Channel