Trump paralajmëron bazë të re amerikane në Poloni: Po bëhet përparim i madh
Tubime dhe marshime antifashiste pritet të zhvillohen sot në disa qytete të Greqisë, në 13-vjetorin e vrasjes së muzikantit dhe aktivistit Pavlos Fyssas nga Giorgos Roupakias, anëtar i “Agimit të Artë”.
Mitingu kryesor do të zhvillohet në Keratsini, pranë Pireut, në orën 17.30 tek monumenti I ngritur për nder të tij pikërisht në zonën ku u ai u vra natën e 18 shtatorit to vitit 201., ndërsa më pas do të zhvillohet marshim drejt Kokkinia-s dhe stacionit të metrosë në Nikea.
Policia greke ka njoftuar masa të posaçme dhe kufizime të qarkullimit në zonë.
Në Selanik, tubimi nis në orën 18:00 pranë Kamaras dhe do të pasohet nga marshimi në qendër të qytetit, ndërsa për shkak të protestës do të mbyllen përkohësisht edhe disa stacione të metrosë.
Manifestime janë paralajmëruar edhe në qytete të tjera të vendit si Patra ,Janina ,Iraklio apo dhe Hania në Kretë.
Pavlos Fyssas, i njohur edhe me emrin artistik Killah P, ishte 34 vjeç kur u vra më 18 shtator 2013. Vrasja e tij përshpejtoi hetimet ndaj Agimit të Artë dhe, shtatë vjet më vonë, drejtuesit e organizatës u dënuan nga drejtësia greke për drejtimin e një organizate kriminale.
Përvjetori i sivjetshëm zhvillohet vetëm tre ditë pas lirimit nga burgu të Ilias Kasidiaris, ish-zëdhënës dhe një prej figurave drejtuese të Agimit të Artë, i cili përfundoi dënimin e tij dhe menjëherë pas daljes nga burgu paralajmëroi rikthimin e tij në skenën politike .
Top Channel