Grupe ekstremiste serbe të frymëzuar nga Beogradi zyrtar kanë rindezur frikën e një konflikti të ri me rikthimin e barrikadave në veri të Kosovës.
Fryrja e zjarrit dhe skenaret e destabilitetit duket se përcillen nga grupet e nëndheshme të krimit që vepron në atë zonë. Kush e kontrollon në të vërtetë Veriun e Kosovës?
Këto ngjarje janë paraprirë nga një efekt zinxhir dorëheqjesh masive të serbëve nga institucionet e Kosovës që nga Gjykatat, Policia apo Kuvendi Komunal.
Në këtë episod të kësaj të marte në Inside Story do të flitet konkretisht për personat që “de fakto” e kontrollojnë Veriun e Kosovës, më shumë sesa edhe vetë Prishtina dhe Beogradi. Ata janë zotërit e kontrabandës, trafiqeve nga më të ndryshmet dhe rrugëve të drogës.
Top Channel