Protesta për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, kryebashkiaku i Prishtinës në krah të djalit të Hashim Thaçit gjatë tubimit

21/09/2026 22:21

Kryetari Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar protestës së zhvilluar në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku mijëra qytetarë kanë kërkuar drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.

Ai është parë pranë Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo është nata e gjashtë e protestave në Prishtinë, të cilat kanë mbledhur sërish një numër të madh qytetarësh në hapësirën para Qeverisë së Kosovës.

Protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së dhe kanë shprehur mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Katër ish-drejtuesit e UÇK-së janë dënuar në shkallën e parë me një total prej 81 vitesh burgim. Vendimi ndaj tyre është bërë një nga çështjet kryesore të debatit publik në Kosovë, ndërsa protestuesit kërkojnë që procesi gjyqësor dhe vendimet ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së të trajtohen në mënyrë të drejtë.

Protesta pritet të vijojë me fjalime dhe tubime të qytetarëve në qendër të Prishtinës, ndërsa kërkesa kryesore mbetet drejtësia për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë.

Top Channel