Kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, protesta e gjashtë në Prishtinë: Zëri i këtij sheshi ka mbërritur deri në Hagë

21/09/2026 22:40

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Prishtinë në natën e gjashtë të protestës kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga Sheshi Skënderbeu, organizatorët iu përgjigjën ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili kishte çuar “të fala” nga Haga. Ata thanë se do vazhdojnë protestat deri në ndërmarrjen e veprimeve nga institucionet e Kosovës.

“President, të kemi dëgjuar! Zëri i këtij sheshi ka mbërritur deri në Hagë. Zëri i studentëve tanë. Zëri i rinisë sonë. Zëri i familjeve të dëshmorëve. Zëri i veteranëve. Zëri i secilit qytetar që për gjashtë net rresht ka ardhur këtu. Dhe ky zë do të vazhdojë të dëgjohet”, tha organizatori, Çlirim Haziri.

Gjatë ditës në Prishtinë kanë protestuar edhe studentët e universiteteve në kundërshtim të vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Top Channel