Skandali i SHISH/ Fatos Klosi reagon për herë të parë në Top Story: Vlora Hyseni s’është institucioni!
Analisti Arjan Curri ka komentuar mesazhet e bëra publike së fundmi nga telefoni i ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.
Sipas tij, dosja e saj u nxorr nga Belinda Balluku, ndërsa nuk i kurseu komentet për operacionet e bëra nga SPAK.
Curri – Duke na nxjerrë mesazhe dashurore SPAK-u ia ka futur vetes.S’mund ta akuzosh dikë që ka përkrahur autorin e krimit, kur autori i krimit është i dashuri i vet, në asnjë vend. Ja ku e ke prokuroiin këtu
Beci – Po , neni 302 parashikon pëjashtimin e personave që bashkëjetojnë
Curri: S’mund të akuzosh dikë që mund të ketë marrëdhënie dashurie brenda. Aty ka më shumë eros sesa krim. Si mund të akuzosh Vlorën se ka mbrojtur familjarin e saj? Këta presin certifikata martese. Dashuria e vërtetë ndodh jashtë martese. Si mund të akuzosh Vlorën që ka mbrojtur të dashurin e vet? Kjo nxjerr sekretin shtetëror. Budallallëqe. Amerika ka histori më të bukura, David Petraeus me të dashurën e tij. Mund të ketë pasur dhe marrëdhënie, Kodi Penal ta lejon këtë gjë.
Beci: Po të isha prokuror, do e lija shpërdorim detyre.
Curri: Këtu është një histori operacioni, “zbulo dashnorin”. Ka dhe grupe operative në terrene fushore, kodrinore, ferra, gërxhe, që të zbulojnë dashnorët. I gjithë shteti është pushtuar nga ethet dashurore nga të gjitha grupet. Ku e bazoj? Kemi edhe info off record, na vijnë dhe në telefon, na thonë “shiko video”, po s’kemi zë. Kemi dhe mesazhe edhe on record. E tha Albatrosi që shoku i Belës është Igli dhe ta tha këtu. Cila është hakmarrja e Belës? I nxjerr gjithë shoqen e vet të ngushtë, që është Vlora.
Demaliaj: Këtë dosje e ka nxjerrë Bela?
Curri: Sigurisht, “discover the lover”. Në këtë shtet dy janë kanalet apo bandat që luftojnë me njëra-tjetrën: klani i Belës dhe klani i Gysit, dhe po hakmerren me njëri-tjetrin duke i zbuluar shokun e ngushtë.
Top Channel