U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari
Gazetari Almer Toska tregon në “Top Story” se ka informacione rreth një takimi mes Belinda Ballukut dhe Altin Dumanit që sipas tij ka ndodhur rreth një vit më parë në Zagori.
Gazetari thotë se sipas tij, shumë shpejtë, Ballukut do i sekuestrohet edhe vila e tretë.
“Këtu bëjmë lidhjen që Belinda Balluku kontrollon Altin Dumanin. Altin Dumani së bashku me Belinda Ballukun janë takuar në Zagori, në shtëpinë e vjehrrit të Altin Dumanit. Për këtë kam fakt. Unë e bazoj në të dhënat që kam unë. Datë nuk the, dot. Një vit, një vit e gjysmë më parë. Persona që i kanë parë, që ka dëshmitarë për këtë. E kuptoj pse jemi në këtë gjendje.
Pse po shantazhohet Edi Rama? Sepse po i vjen radha Belinda Ballukut. Do i faktohet vila e tretë. Kur të shohim të tretën, do i shohim dhe të tjerat. Po bëhet gati sekuestrimi i vilës së tretë. Po e përdor Altin Dumani për të shantazhuar kundërshtarët e vetë. Balluku po i bën shantazh Ramës. Ajo ka shumë të dhëna për këtë. Agasi ka një numër të madh videosh. Ajo i thotë: ‘Nëse më lëshon, fatin e Agasit ke dhe ti’”, tha ndër të tjera Toska.
Top Channel