Çështja SHISH/ Jepen masat e sigurisë, arrest me burg për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin
Detaje të reja zbulohen nga ngjarja e djeshme në Tiranë, ku Kreshnik Cara mbeti i vdekur pas një sulmi me thikë. Viktima punonte shofer në televizionin shtetëror. Jetonte në të njëjtën lagje me Toni Naken, që është autori i arrestuar. Mbrëmjen e djeshme kanë qenë në një lokal në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” dhe duke pirë kafe, Kreshniku e ka ofenduar.
Nake pretendonte se kjo situatë nuk ka qenë e rastësishme, por e vazhdueshme dhe se ai ofendohej dhe bullizohej në mënyrë të vazhdueshme nga Cara. “Më ofendoi shumë rëndë në prani të shokëve të mi. Dola nga lokali, shkova në shtëpi dhe e qëllova dy herë në bark”.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, plagët e marra rezultuan fatale për Kreshnik Carën, që humbi jetën pas transportimit me urgjencë në spital. Pas ngjarjes, Nake shkoi në shtëpinë e tij dhe nuk tentoi të fshihej. Pasi u identifikua, policia e arrestoi në banesën e tij.
Dyshohet se autori kishte varësi nga lëndët narkotike dhe nuk ishte i kthjellët në momentin e krimit, gjithsesi këto detaje do të duhet të zbardhen në procesin hetimor. Nake ka shprehur pendesë gjatë momentin që ka dëshmuar gjithë rrethanat e ngjarjes.
Top Channel