LIVE/ Protesta pranë Kuvendit, policia blindon të gjitha rrugët që të çojnë në parlament. Arrestohen disa tubues

24/09/2026 12:56

Ditën e sotme zhvillohet seanca e radhës parlamentare, teksa krahas saj pritet të ketë edhe protestë, siç ka ndodhur rregullisht në të shkuarën.

Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, policia ka ndërmarrë masa për të rrethuar thithë perimetrin e rrugëve që të çojnë drejt parlamentit.

Qëllimi është që protestuesit të qëndrojnë sa më larg Kuvendit dhe të shmanget kontakti dhe incidentet me deputetët.

Përditësimet e fundit: 

Vijojnë tensionet në Kuvend, ndërpritet për herë të tretë seanca plenare

Top Channel