Pas mbi një ore diskutime me në qendër akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, tensionet në Kuvend kanë nisur.

Kryetari Niko Peleshi ka sinjalizuar vijimin me rendin e ditës për interpelancë me ministrin Sofjan Jaupaj, por opozita ka kundërshtuar dhe ka vijuar duke përplasur duart në tavolina dhe bllokuar foltoren.

Më pas kryetari ka sinjalizuar sërish disa minuta pushim deri në zhbllokimin e foltores. Edhe pas rikthimit në Kuvend, opozita vijoi bllokimin e foltores.

“Keni folur 3 orë për procedurë, duhet të vijojmë me rendin e ditës. Nuk mund të merret fjala për procedurë me dhunë. Nuk mund të mbahet 3 orë peng për procedurë seanca.

Uluni, në këto kushte nuk zhvillojmë dot seancë. Kur të kalojmë në pikën tjetër keni mundësinë të kërkoni fjalën për procedurë”, u shpreh Peleshi.

Deputeti i PS, Erion Malaj, propozoi për kalim të menjëhershëm në votim dhe u miratua nga Kuvendi. Jepen 10 minuta pushim.

Top Channel