Megi Pojani dhe partneri i saj Jurgeni janë gjysmëfinalistët e parë të Dancing With The Stars.

Ata ishin më të votuarit nga mbledhja e pikëve të jurisë dhe publikut sonte.

Megi dhe Jurgeni kanë imunitet për të premten e ardhshme dhe nuk do të mund të shkojnë në zonën e rrezikut.

Këtë mbrëmje shtatë konkurrentët kërcyen me hitet e këngëtares së famshme shqiptare, Elvana Gjata, e cila ishte e ftuar speciale.

Veç katër anëtarëve të jurisë, edhe artistja vlerësoi konkurrentët me pikë, ndërsa dhuroi edhe dy performanca plot emocion.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA