Regjisori i njohur dhe njëkohësisht bashkëshorti i këngëtares Rita Ora, Taika Waititi, ka treguar gjithçka rreth romancës me yllin e muzikës pop dhe ka përshkruar të gjitha ndjesitë e tij.
47-vjeçari i cili u martua me këngëtaren në fillim të këtij viti, tregoi se ai e njihte interpretuesen e hitit “Hot Right Now” për tri vjet përpara se të fillonin lidhjen në vitin 2021.
Duke folur gjatë një intervistë për BBC-në, Taika tha se lidhja e tij dhe Rita-s funksionon sepse ata ishin ‘miqtë më të mirë’ përpara se romanca e tyre të lulëzonte. I pyetur për takimin e tyre të parë, Taika tha:
Ne në fakt e kemi njohur njëri-tjetrin prej vitesh, përpara se të bashkoheshim. Të gjithë mendojnë se jemi takuar në Australi vitin e kaluar. E dini kush e solli në shtëpinë time? Robert Pattinson. Ai e solli atë. Po bëja një festë të vogël dhe sapo biseduam, u bëmë miq. Pastaj për vite me radhë, për tri vitet e gjysmë ne ishim thjesht shokë të mirë. Ne ishim në marrëdhënie të ndryshme, ishte një miqësi e mirë dhe më pas vendosëm ta prishnim të gjithën. Ne vijmë nga vende të ndryshme të botës, ajo është nga Kosova dhe unë nga Zelanda e Re, ato janë shumë larg njëra-tjetrës, por prejardhja jonë ishte mjaft e ngjashme. Ne të dy u rritëm të varfër. Sfondi i popullatës zelandeze është mjaft i ngjashëm me komunitetin kosovar, pasi ndjeshmëritë tona janë mjaft të përafruara, mendoj.
Ndërkaq, Rita nga ana tjetër së fundmi ka treguar se si gjithmonë ka ëndërruar të martohej që kur ishte fëmijë, mes martesës së saj sekrete me bashkëshortin Taika Waititi. Duke folur në një intervistë me Louis Theroux, Rita foli rreth Taika, duke thënë se ai është një njeri i mrekullueshëm.
Top Channel