Për këdo që ëndërron të shesë dhe të shpërngulet në vend, ka mundësinë të blejë një fshat të tërë. Salto de Castro, në Spanjën veriperëndimore, është në shitje dhe çmimi i kërkuar është 260,000 euro.
I vendosur në kufirin me Portugalinë në provincën e Zamora-s dhe tre orë me makinë nga Madridi, Salto de Castro i cili përfshijn 44 shtëpi, një hotel, një kishë, një shkollë, një pishinë komunale dhe madje edhe një ndërtesë kazerme që dikur strehonte rojet civile.
Por edhe pse ka ndërtesa, fshati nuk ka banorë. Salto de Castro është braktisur për më shumë se tre dekada. Pronari e bleu fshatin në fillim të viteve 2000, me synimin për ta kthyer në një pikë turistike. Megjithatë, kriza e eurozonës pengoi lulëzimin e planit.
Në faqen e internetit ‘Idealista’ në të cilën gjendet prona, pronari rreth të 80-tave shprehet se nuk mund ta mirëmbaj më fshatin.
300 njerëz kanë shprehur interes për blerje, me pyetje nga Rusia, Franca, Belgjika dhe Britania e Madhe.
Salto de Castro u ndërtua nga kompania e prodhimit të energjisë elektrike Iberduero për të strehuar familjet e punëtorëve që ndërtuan rezervuarin ngjitur, nga fillimi i viteve 1950. Fshati është nxjerrë në shitje më parë, për 6.5 milionë euro. Megjithatë, shumë prej ndërtesave të vandalizuara, si pasojë çmimi ka rënë.
Çmimi i kërkuar prej 260,000 € është i mjaftueshëm vetëm për një apartament me një dhomë gjumi në zonat më të bukura të Madridit ose Barcelonës.
Top Channel