“Ata kanë luftuar për lirinë tonë, kjo është padrejtësi”/ Kunata e Jakup Krasniqit në lot pas vendimit të Hagës: Në vend që të ishte në shtëpi…
Me përpjekjen për të identifikuar vetëm përgjegjësi individuale të katër ish krerëve të UÇK-së të akuzuar për krime gjatë luftës së Kosovës, Specialja u përpoq të shmangte hijet e një gjykimi të vetë luftës për pavarësi.
Aktgjykimi i përcjellë një ditë më parë mori në mënyrë të veçantë vëmendjen e mediave gjermane. Gazeta e njohur Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), nuk e mohon që vendimet e Gjykatës Speciale në Hagë si të mbështetura në prova. Megjithatë, autori i shkrimit, Michael Martens, ngre pikëpyetje lidhur me proporcionalitetin e dënimeve, veçanërisht kur krahasohen me ndëshkimin e dhënë kriminelëve serbë të luftës.
Duke iu referuar procesit të apelimit, ai shkruan se duke pasur parasysh provat e paraqitura, të paktën sipas njohurive që ekzistojnë aktualisht, duket pak e mundshme që për Thacin ai “të përfundojë me shpallje të pafajësisë”. Por nëse dënimi me 25 vjet burg i dhënë për të qëndron në një raport të arsyeshëm me dënimet e dhëna ndaj kriminelëve serbë të luftës, kjo mbetet një çështje që të paktën në dritën e historisë, mund të vihet me të drejtë në pikëpyetje, thekson autori.
“Vendimi nuk duhet të çojë në shtrembërimin e përmasave historike të ngjarjeve në Kosovë në vitin 1999. Konflikti u nxit nga politika serbo-madhe e sundimtarit të atëhershëm serb, Slobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006. Forcat serbe të sigurisë kanë kryer krime shumë më të mëdha sesa ato për të cilat akuzohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Viktimat nuk duhet të shndërrohen automatikisht në autorë krimesh,” theksohet në shkrim. Martens shton sidoqoftë se gjykata veproi drejt kur theksoi se në Hagë nuk po gjykohen shqiptarët e Kosovës si popull, as UÇK-ja në tërësi dhe as lufta e saj për pavarësi.
Top Channel