Si është raporti me Selin? Ish-banorja e Big Brother Vip zbulon të rejat e fundit, Greta Kazazi: Do jem pjesë e familjes së…
Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, ku u vendos 81 vite burg për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, ka patur reagime të shumta nga figura publike.
Një nga reagimet që ka tërhequr menjëherë vëmendjen është ai ish-të dërguarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka ripostuar në “Instastory” një fotografi të këngëtares së njohur, Bleona Qereti.
Në fotografinë e publikuar nga vetë Bleona, ajo shfaqet e veshur me një bluzë me mbishkrimin “I love Hashim Thaçi”, duke shprehur mbështetjen e saj për ish-presidentin e Kosovës.
Fotografia e Bleonës është rishpërndarë nga Grenell në llogarinë e tij në “Instagram”, në një kohë kur vendimi i Gjykatës Speciale ka nxitur reagime të shumta publike.
Këngëtarja, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shprehur vazhdimisht në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së gjatë procesit të tyre në Hagë. Edhe pas aktgjykimit, ajo ka vazhduar të publikojë mesazhe në mbështetje të Hashim Thaçit dhe Kosovës.
Ndërkohë kujtojmë se në aktgjykimin e shpallur dje në Hagë, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Top Channel