Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit
17/09/2026 10:25
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushit, pas seancës së zhvilluar këtë mëngjes.
Seanca për vleftësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Bora Shaholli, ndërsa çështja u ndoq nga prokurorja Oljana Gjergjefi.
Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe materialeve të paraqitura gjatë seancës, gjykata vendosi që Bakaj të qëndrojë në masën e sigurimit “Arrest me burg”.

Top Channel