Partneritet i ri strategjik, kryeministri kanadez Mark Carney: Mirëpresim ambicien e BE-së për një aleancë më të ngushtë
Kremlini ka paralajmëruar se miratimi i sanksioneve të reja ekonomike kundër Rusisë nga ana e Shteteve të Bashkuara do të komplikojë ndjeshëm përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë.
Deklarata vjen pasi Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA kaloi një paketë gjithëpërfshirëse sanksionesh dhe tarifash, e cila synon të rrisë presionin ekonomik ndaj Moskës. Projektligji tashmë i ka kaluar Presidentit Donald Trump për firmë, ndërsa nga Shtëpia e Bardhë është konfirmuar se ai pritet ta nënshkruajë atë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e cilësoi lëvizjen si një “veprim jo-miqësor”. “Çdo sanksion shtesë nga SHBA-ja me siguri që do t’i komplikojë përpjekjet për të gjetur një marrëveshje paqeje në Ukrainë,” u tha Peskov gazetarëve.
Ndërkohë, përpjekjet e ndërmjetësuara nga Uashingtoni për t’i dhënë fund konfliktit kanë ngecur prej muajsh, pavarësisht se Presidenti Trump dërgoi dy të dërguar specialë në Moskë dhe Kiev në fillim të këtij muaji për të rinisur procesin e bisedimeve.
Top Channel