Deputetët në seancë plenare. Përshkallëzon tubimi jashtë Kuvendit, protestuesit godasin me vezë dhe bllokojnë rrugën. Shoqërohet Dritan Goxhaj dhe disa të tjerë

17/09/2026 13:55

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme u zhvillua protesta e radhës jashtë ambienteve të Kuvendit, aty ku u mbajt edhe seanca plenare.

Kjo protestë ishte paralajmëruar prej ditësh dhe për këtë arsye forca të shtuara u ndodhën në terren. Efektivët u vendosën në ambiente të ndryshme, duke vendosur gardh metalik dhe kordon në akset që të çojnë te godina e Kuvendit.

Ndërkohë në nisje të seancës, kryetari Niko Peleshi ka mbajtur fjalën hapëse për vendimin e Hagës për krerët e UÇK-së, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi në seancën e sotme plenare heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për “Statusin e Magjistratëve”.

Top Channel