Protestuesit zhvendosen sërish, bllokojnë rrugën duke përmbysur koshat e mbeturinave, shoqërohen disa prej tyre
17/09/2026 12:29
Protestuesit janë zhvendosur sërish nga bulevardi ku ndodheshin pak më parë.
Gjatë marshimit, ata kanë bllokuar rrugën duke përmbysur koshat e mbeturinave, ndërsa janë përballur me kordonin e policisë.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, protetsuesit kanë bllokuar ‘Unazën’ afër ‘Piramidës’.
Ndërkohë ka ndërhyrë edhe policia, duke shoqëruar disa prej tubuesve që bllokuan rrugën.
Top Channel