“Gjyshi i saj një vrasës serial, i ka marrë jetën shumë njerëzve të pafajshëm”/ Akuzat e reja të SPAK për Ballukun, Berisha: Po tregon që është mbesa e Beqir Ballukut

17/09/2026 14:13

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i pyetur për një koment mbi akuzat e reja të SPAK ndaj deputetes Belinda Balluku, është shprehur se ajo është mbesa e një vrasësi serial.

Berisha tha se gjyshi i saj, Beqir Balluku ka qenë vrasës i shumë njerëzve të pafajshëm në Tiranë dhe, sipas kreut të PD-së, Balluku po tregon se është mbesa e tij.

“Të jem real, kur unë ju thosha që Balluku është mbesa e vrasësit serial, ju e merrnit si ekzotikë këtë. Gjyshi i saj ka qenë vrasës i poshtër, vriste njerëz të pafajshëm në Tiranë. Edhe kjo po tregon që është mbesa e gjyshit. Kjo është qeveria sot, nuk është Rama-Balluku, po Balluku-Rama. Ajo do e lëshojë kryeministrin”, tha Berisha.

Top Channel