Alarm në Gjermani, “plas” malaria e aeroportit, 8 të prekur e dy viktima në Frankfurt
Për të parën herë në tre vjet, Rezerva Federale e SHBA-së vendosi të rrisë normën bazë të interesit në 3.75-4%, vendim ky i cili u mor unanimisht megjithë presionin e vazhdueshëm të presidentit Donald Trump për të bërë të kundërtën.
Kreu i Bankës Qendrore të SHBA-së, Kevin Warsh, nënvizoi se inflacioni në SHBA ka qenë mbi objektivin prej 2% për më shumë se pesë vjet.
“Ky vendim ishte i nevojshëm, për faktin e thjeshtë se inflacioni mbetet shumë i lartë, dhe kjo ka zgjatur për një periudhë të gjatë”, shprehet Kevin Warsh, kreu i Rezervës Federale.
Rritja e normave të interesit i bën kreditë, hipotekat dhe kartat e kreditit më të shtrenjta për konsumatorët, ndërsa mund të sjellë kthime më të larta për kursimet. Bankat e mëdha amerikane, përfshirë JPMorgan, KeyCorp dhe BNY, e rritën gjithashtu normën bazë të kreditimit në 7%, nga 6.75%.
Warsh tha se Rezerva Federale nuk mund të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet e naftës apo ushqimeve, por mund të frenojë përhapjen e rritjes së çmimeve në pjesë të tjera të ekonomisë. Pas vendimit, Trump shprehu mbështetje për Warsh, por kritikoi bordin e Rezervës Federale, duke e cilësuar si “armiqësor” dhe “politik”.
Normat më të larta mund të rrisin kostot e hipotekave dhe borxheve të tjera, ndërsa në të njëjtën kohë synojnë të ngadalësojnë inflacionin duke frenuar shpenzimet dhe nxitur kursimet.
Top Channel