Bologna nuk e ka nisur mirë sezonin e ri teksa skuadra nuk ka marrë asnjë fitore në pesë ndeshjet e para të Serisë A, ndërsa ka grumbulluar vetëm tre pikë pas tre barazimeve.

Në këtë formë, drejtuesit e klubit vendosën të marrin masa për të ndryshuar situatën dhe së fundmi shkarkuan trajnerin Sinisa Mihajlovic.

Tekniku serb ishte në krye të Bolognas prej vitit 2019 teksa në 130 ndeshje ku i ka drejtuar, ia ka dalë të regjistrojë 43 fitore. Në mes të aventurës së tij me këtë ekip, 53-vjeçari kaloi edhe një nga periudhat e tij më të errëta ku vuajti sëmundjen e leuçemisë.

Tashmë, serbi pritet t’i përkushtohet sërish shëndetit pasi duket se telashet e së kaluarës janë rikthyer. Si zëvendësues i Mihajlovic, drejtuesit e Bolognas për momentin po konsiderojnë tre opsione Thiago Motta, Claudio Ranieri dhe Roberto De Zerbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA