Taulant Seferi po shfaqet në një formë të shkëlqyer në këtë fillim sezoni në Ligën e Parë turke. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur vazhdimisht rrugën e rrjetës në këto javë duke i dhënë një një mesazh të qartë stafit teknik të Kombëtares Shqiptare në prag të ndeshjeve të edicionit të ri të Nations League.

Futbollisti nga Kumanova, këtë radhë ka lënë gjurmën e tij në ndeshjen që skuadra e tij Kayserispor fitoi 4-0 me Istanbulspor me Seferin që shënoi plot dy herë. Fillimisht sulmuesi kuqezi shënoi në minutën e 25 kur gjatë aksionit topi i kthyer nga portieri i Istanbulspor u përplas te mbrojtësi i kësaj skuadre për të përfunduar në këmbët e Seferit që thjesht i duhej ta shtynte atë në rrjetë dhe ky ishte goli që i hapi rrugë fitores së Kayserispor. 

Ishte po futbollisti shqiptar që mbylli pokerin e golave për skuadrën e tij teksa në minutën e 83 shënoi golin e katërt të ndeshjes duke plotësuar dygolëshin personal.

Me këto 2 gola të shënuar shënuar ndaj Istanbulspor Taulant Seferi shkon në kuotën e 7 finalizimeve në këtë sezon me sulmuesin kuqezi që kalon një tjetër futbollist të kombëtares, Rey Manajn që është me 6 gola, edhe ky pjesë e Ligës së Parë Turke me skuadrën e Sivassporit.

VIDEO e Taulant Seferit

Top Channel