E ndoqi në hotel dhe u larguan së bashku nga klubi i natës, 17-vjeçarja gjermane shokon: Më duket se më përdhunoi një burrë 10 vite më i madh
Një zhvillim tronditës ka ndodhur në rastin e zhdukjes së një foshnje 11-muajshe në Turqi, e cila prej tre ditësh ishte shpallur e zhdukur dhe kishte shkaktuar një operacion të gjerë kërkimi.
Arrestimi i prindërve dhe katër personave të tjerë ka ngritur dyshime të forta se foshnja mund të jetë shitur.
Në lagjen Divriği të provincës së Sivasit, nëna e foshnjës, Elif Balıkçı, 27 vjeç, babai i saj, YB, si dhe katër persona të tjerë, janë marrë në paraburgim.
Gjatë dëshmisë së saj, nëna ka deklaruar se foshnja iu dorëzua personave të tretë nga babai i saj, në këmbim të parave, ndërsa pretendimi për zhdukjen e saj ishte i rremë.
Ngjarja është raportuar më 10 shtator, në fshatin Gündüren, në provincën e Divriğit.
Elif Balıkçı, e cila kishte ardhur nga Dijarbakiri si punëtore sezonale dhe merrej me blegtori, telefonoi Qendrën e Emergjencës 112 dhe raportoi se nuk po e gjente vajzën e saj, Busra, në tendën ku jetonin.
Pas telefonatës, në zonë u dërguan ekipet e AFAD-it dhe xhandarmërisë, të cilat nisën një operacion të gjerë kërkimi për gjetjen e foshnjës.
Në operacion morën pjesë ekipet e AFAD-it, komandot dhe forcat e xhandarmërisë. Për kërkimet u përdorën gjithashtu dronë me inteligjencë artificiale dhe qen të trajnuar për zbulim.
Në dëshminë e saj, Elif Balıkçı deklaroi se natën e 10 shtatorit, ndërsa vajza e saj Busra flinte në tendë, në zonë mbërriti një makinë e bardhë.
Sipas saj, njëri prej dy personave që zbritën nga automjeti hyri në tendë, mori foshnjën dhe u largua.
Megjithatë, nëna deklaroi se foshnja ishte dorëzuar më herët tek këta persona nga babai i saj, YB, në këmbim të parave.
Ajo pretendoi gjithashtu se katër persona që jetonin në zonën e tendave kishin qenë dëshmitarë të ngjarjes dhe se historia e “zhdukjes” ishte sajuar.
Gjashtë të arrestuarit pritet të paraqiten në gjykatë të hënën, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar vendndodhjen e foshnjës.
Top Channel