Protesta është futur sot në ditën e 106-të.
Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, ku mbajtën edhe fjalimet para Kryeministrisë.
Aktivisti Arben Kola ka njoftuar ndryshimin e orarit të protestës, duke bërë me dije se nisur nga dita e nesërme grumbullimi në sheshin “Skënderbej” do të nisë në orën 18:30.
Aktivisti i ka bërë thirrje edhe diasporës për tu bashkuar sërish në tubimin kundër qeverisë.“Ftoj mërgatën t’i bashkohen rrëzimit të qeverisë, ndryshe Atdheu ynë do të ngelet pa shqiptarë”, u shpreh Kola.
Ndërkohë një tubues tjetër bëri thirrje që ditën e nesërme, më datë 14, protestuesit ta nisin revoltën e tyre që në orën 07:00 të mëngjesit.
Ai shtoi që prindërit duhet të bojkotojnë shkollat duke mos i dërguar fëmijët në institucionet arsimore, por të dalin në protestë.
Top Channel