FSHF nxjerr në shitje fizikisht biletat për Nations League, “konfirmon” edhe grumbullimin e Hysajt
15/09/2026 10:03
Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë fizikisht në shitje biletat për dy ndeshjet e Nations League me Bjellorusinë më 26 shtator dhe 6 tetor me San Marinon, të dyja në “Air Albania”.
Në postimin e FSHF-së u vu re edhe një detaj. Në foto shfaqej Ylber Ramadani dhe Elseid Hysaj, duke konfirmuar në një farë mënyre grumbullimin e këtij të fundit.
Edhe pse ishte diçka që pritej, sërish kishte dyshime duke pasur parasysh faktin që Hysaj është pa ekip dhe se nuk ka pasur minuta prej kohësh.
Ndërkohë, FSHF ka bërë me dije se biletaria fizike do të jetë e hapur çdo ditë, në fashat orare 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00.
Top Channel