Interi mund të përkufizohet fare mirë ‘mjeshtër’ i përmbysjeve në rezultat. Skuadra zikaltër e realizoi sërish një gjë të tillë në këtë sezon dhe përsëri në San Siro, këtë radhë duke mposhtur Udinesen me rezultatin 5-3.

Skuadrat argëtuan tifozët në pjesën e parë të ndeshjes teksa shënuan 4 gola. Ishte Udinese ajo që e nisi në mënyrën më perfekte teksa që në minutën e 9 arriti të shënojë me Abankëah duke marrë avantazhin në 1-0 duke i shtangur të gjithë në San Siro. Por 7 minuta më vonë Udinese befasoi sërish teksa shënoi golin e dytë me Ekkelenkamp duke e çuar rezultatin në 2-0. Por nëse ka një skuadër që reagon në mënyrën më perfekte ndaj situatave të tilla, ajo është Interi dhe në fakt zikaltrit e treguan menjëherë teksa në minutën e 26 shkurtuan diferencën në 2-1 me Carlos Augusto, ndërsa në të 35 Nicolo Barella shënoi golin që barazoi shifrat në 2-2 me të cilat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Interi u hodh në sulm në kërkim të përmbysjes së rezultatit dhe ia arriti qëllimit në minutën e 57 kur shënoi me Marcus Thuram duke e çuar ndeshjen në 3-2 në favorin e tij. Në minutën e 66 Inter shënon tjetër gol, këtë radhë me Pio Esposito për të çuar rezultatin në 4-2. Pjesa e dytë ishte e gjitha nën dominimin e Interit që në minutën e 79 gjeti edhe golin e pestë me Bony. Në minutat shtesë të ndeshjes, Gueye shënoi për Udinesen që e çoi në 5-3 rezultatin duke e bërë më pak të hidhur humbjen. Pas kësaj ndeshjeje Interi shkon në kuotën e 12 pikëve të plota dhe i bashkohet Romës kryesuese, ndërsa Udinese mbetet me 4 pikë të grumbulluara pas 4 ndeshjeve.

Top Channel