Jasir Asani bëhet protagonist në Champions League Aziatike të këtij sezoni me skuadrën e tij Esteghlal. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 3-0 që ekipi iranian arriti ndaj Al Sadd nga Katari.

Asanit i mjaftuan 10 minuta lojë për të lënë gjurmën e tij, me futbollistin kuqezi që arriti të interceptojë mjaft mirë një top të kthyer prapa dhe me një gjuajtje brenda zonës e dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Jasir Asani la gjurmën e tij edhe te goli i dytë të Esteghlal teksa dha një asist te Saeed Saharkhizan që e çoi rezultatin në 2-0. Ndërsa në minutat shtesë, skuadra iraniane vulosi fitoren përfundimtare 3-0 me golin e shënuar nga Esmaeil Gholizadeh.

Kujtojmë se në sezonin 2024-25, Jasir Asani shënoi 7 gola në këtë kompeticion me skuadren e Guangiu duke e ndihmuar të arrijë fazën e playoffit të turneut

VIDEO  e golit të Jasir Asanit

Top Channel