Kampionia e Europës në atletike, Luiza Gega ka sakrifikuar shumë nga jeta e saj për t’iu përkushtuar sportit.

Gega është e ftuara e parë në sezonin e ri të emisionit “Ftesë në 5”. Në një intervistë me Bietën, ajo tregon disa momente nga jeta personale, teksa moderatorja e pyet nëse është dikush në zemrën e saj.

Atletja tregon se përgatitjet për Kampionatin e Atletikës e detyruan të largohet nga familja dhe njerëzit e dashur, ndërsa shton se ende nuk është dikush që të ndjekë hapin e saj të shpejtë teksa stërvitet në mal e në fushë.

Kam lënë shumë për të qenë këtu, por i kam marrë parasysh. Duhet të rrija larg një jete normale, larg familjes… Duhet të jesh psikologjikisht e përgatitur. Unë bëj një sport individual. Më mungon dhe pjesa e shoqërisë, që kur shkoj në grumbullime nuk e kam. Më pëlqen që njerëzit të më njohin si jam. Nuk është dikush që do ta tregoj. Nuk është dikush që mund të më ndjekë për muaj të tërë në male, në fushë. Shpesh më duhet të lëviz nga Tirana, edhe nëse i kemi këtu të gjitha kushtet”, u shpreh ajo.

Atletja Luiza Gega fitoi medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih, duke u shpallur kampione e Europës në 3,000 metra me pengesa dhe duke e çuar në total dy numrin e medaljeve të arta për atletikën shqiptare pas asaj të kërcimit së gjati të Izmir Smajljat.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA