Pak dihet rreth tij, njihuni me ishullin misterioz ku nuk mund të shkosh nëse nuk ke një nga këto profesione

31/08/2022 14:56

Surtsey, një ishull vullkanik në Oqeanin Atlantik, rreth tridhjetë kilometra nga Islanda, u krijua nga një shpërthim i madh në vitin 1963, i cili filloi në një thellësi prej 130 metrash.

Shpërthimi zgjati tri vjet dhe deri në vitin 1967 u krijua një ishull me një sipërfaqe 2.7 kilometra katrorë dhe mori emrin sipas gjigantit të zjarrit Surt nga mitologjia norvegjeze.

Erozioni i tokës dhe erërat e forta e reduktuan përfundimisht sipërfaqen e saj në rreth 1.3 kilometra katrorë, por jo interesin e shkencëtarëve për këtë zonë misterioze.

UNESCO e mbrojti ishullin dhe e vendosi në listën e tij të Trashëgimisë Botërore në Evropë dhe vetëm botanistët, biologët dhe vullkanologët e përzgjedhur iu dhanë qasje për të hyrë. Sipas Top Albania Radio detyra e tyre kryesore është të studiojnë se si formohet një ekosistem pa ndikimin e njeriut.

Myshqet dhe likenet ishin llojet e para të bimëve që filluan të rriteshin në ishull, por sot ka rreth shtatëdhjetë lloje bimësh, insekte, zogj dhe foka. Ekziston vetëm një shtëpi në ishull ku flenë ekspertët që studiojnë ndryshimet në Surtsey.

Para se të zbarkojë në ishull, çdo shkencëtar kontrollohet tërësisht për të shmangur transferimin aksidental të farave, mbirja e të cilave mund të prishë ekosistemin natyror. Pavarësisht masave paraprake, në ishull u rrit një bimë domate, e cila i habiti shkencëtarët.

Ose kështu ndodhi të paktën derisa një ekspert atje pranoi se kishte bërë jashtëqitje në një vend të ndaluar në tokën pjellore vullkanike pasi kishte konsumuar frutin. Bima u hoq menjëherë dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të të gjithë ekspertëve të lejuar të vinin në ishull u forcua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA