Tre humbje radhazi, shkarkohet trajneri i parë në Premier League

30/08/2022 11:10

Humbja turpëruse në Premier League me rezultatin e thellë 9-0 në Anfiled përballë Liverpool, për Bournemouth ka sjellë pasojat e para.

Bournemouth arriti të kalonte në Premier League vetëm në sezonin e fundit, pasi klubi anglez përfundoi i dyti në Championship.

Në fakt, aventura në Premier League kishte nisur në mënyrën e duhur pasi Bournemouth e fitoi ndeshjen e parë në shtëpi përballë Aston Villa me rezultatin 2-0, por më pas erdhën tre humbje, me tre pretendentët e Premier League.

Në ndeshjen e dytë u mundën përballë Man City në Etihad Stadium me rezultatin 4-0, ndërsa në shtëpi pësuan një tjetër disfatë përball Arsenal me rezultatin 0-3 për të mbërritur më pas te humbja shkatërruese 9-0 ndaj Liverpool.

SuperSporet shkruan se Parker ka qenë pjesë e Tottenham U18 si trajner dhe më pas karriera e tij ka ardhur në ngjitje, pasi mori drejtimin e Fulham, të cilën e mbajti për 853 ditë.

Anglezi e drejtoi fulham në 105 ndeshje, ndërsa Bournemouth e drejtoi për 55 ndeshje, ku suksesi më i madh ishte rikthimi i ekipit në Premier League. Scott Parker bëhet trajneri i parë i shkarkuar për sezonin 2022-2023 në Premier League.

Top Channel