Interi do të luajë mbrëmjen e së martës ndaj Realit të Madridit në Santiago Bernabeu, ndeshjen e tij të raundit të parë të Ligës së Kampioneve. Në stadiumin mitik spanjoll, zikaltrit për herë të parë do të kenë që nga minuta e parë dyshen sulmuese Lautaro Martinez-Marcus Thuram.

Por pas seancës së fundit stërvitore në Appiano Gentile të zhvilluar përpara udhëtimit drejt kryeqytetit spanjoll, te Interi u dha edhe një vendim tjetër; Federico Dimarco qëndron në Milano pas një ndrydhjeje të lehtë të pësuar në gju.

Trajneri Cristian Chivu preferoi të mos rrezikojë me futbollistin që paraditen e kësaj të hënë u stërvit veçmas skuadrës  dhe kështu Dimarco qëndroi në Milano për t’u rikuperuar nga ky  dëmtim dhe për të qenë në dispozicion të skuadrës në ndeshjen e 14 shtatorit ndaj Udineses në San Siro. Kështu në ndeshjen ndaj Realit të Madridit, do t’i takojë Carlos Augustos që të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes

Ndërsa, përsa i përket mesfushës priten ndryshime në krahasim me formacionin e hedhur në fushë në sfidën ndaj Napolit. Kështu në këtë repart pritet të rikthehet Calhanoglu, me një balotazh të mundshëm mes Zielinskit dhe Curtis Jones. Në krahun e djathtë, Spence do të mungojë sërish dhe në këtë pikë mund të gjejë hapësirë Luis Henrique edhe pse për Chivun nuk do të jetë e lehtë të lërë në stol Diouf. Braziliani bën një mbulim më të mirë, por francezi ka më shumë fantazi, jep më shumë thellësi dhe paparashikueshmëri në lojë.

Në prapavijë, ndërkohë, bëhen gati edhe Pavard e Stones. Gjithsesi, është pak e besueshme që Chivu të heqë nga formacioni Bisseck, ndërsa më i mundshëm duket një ndryshim në qendër të mbrojtjes, me anglezin që mund të zëvendësojë Akanjin.

Top Channel