Nga ‘gjyshja ime vrapon më shumë’ te profecia për Robben, 5 momentet kyçe në raportet mes Cristian Chivu dhe Mourinhos
Spektakli i UEFA Champions League rikthehet në ekranin e Top Channel dhe të mërkurën mbrëma vëmendja do të përqendrohet te një përballje e madhe europiane: Napoli–Arsenal.
Ndeshja do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli, duke nisur në orën 21:00.
Dy skuadra me ambicie të mëdha do të përballen që në javën e parë të fazës së ligës, në një duel që premton emocione dhe ritëm të lartë.
Napoli do të ketë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve në “Maradona”, ndërsa Arsenali do të kërkojë ta nisë aventurën europiane me një rezultat pozitiv.
Përballja është pjesë e javës së parë të fazës së ligës së Champions League 2026/27, e cila nis më 8 shtator dhe do të vijojë deri në janar.
Të gjithë të apasionuarit e këtij sporti do ta kenë mundësinë ta ndjekin këtë supersfidë në Top Channel, në një mbrëmje ku Champions League sjell sërish përballjet më të mëdha të futbollit europian në ekranin më të dashur të shqiptarëve.
Top Channel