Maldini hidhëron kthimin e Medon Berishës në fushë, Cagliari mposht Leccen në Serie A
Karim Benzema ka ngecur në Arabinë Saudite si në një kurth. Sulmuesi francez zgjidhi në mënyrë konsensuale kontratën me Al Hilal, vetëm 7 muaj pas transferimit të tij te kjo skuadër, por kjo nuk do të thotë se ai është i lirë për të zgjedhur destinacionin e tij të ri.
Olympique Lyon, klubi që e pa të rritej futbollistikisht dhe që donte të kthente në shtëpi ‘djalin plangprishës’ e pa të pamundur transferimin e tij në merkaton e verës. Problemi; sulmuesi kishte një kontratë me Saudi Pro League deri në vitin 2030.
‘Është e vërtetë që kemi qenë në kontakt me Karim përmes një ndërmjetësi gjatë kësaj vere. Ishte e pamundur për shkak të situatës së tij kontraktuale që e pengonte. Karim është një futbollist i jashtëzakonshëm, po kërkonim një sulmues, por nuk mundëm të konkretizonim dot asgjë’-pohoi Drejtori Sportiv i Lyonit, Matthieu Louis-Jean
Zanafilla e problemit qëndron te planifikimi i Al Hilal. Klubi saudit bëri përforcime duke shpenzuar mbi 200 milionë euro.Martinelli, Summerville dhe ëatkins kanë qenë disa prej transferimeve më të rëndësishme të klubit që kishte në radhët e tij edhe futbollistë të tjerë të huaj(Bono, Theo Hernández, Koulibaly , Milinkovic-Savic dhe Neves mes të tjerëve). Rezultati; Al Hilal i komunikoi Benzema se nuk do të regjistrohej në skuadër për kampionatin dhe do të mund të luante vetëm në Champions League Aziatike
Kjo situatë solli edhe mbylljen e kontratës mese futbollistit dhe klubit edhe pse Benzema kishte siguruar në 21 gusht që do të qëndronte të Al Hilal. Gjashtë muaj pas transferimit të tij, Benzema braktisi skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi përpara mbylljes së merkatos. Përpara se të zgjidhte kontratën me Al Hilal, për sulmuesin francez kishte shfaqur interesin Al Shabab, ndërkohë që u ngrit edhe hipoteza e një kthimi të mundshëm të tij te Al Ittihad.
Kurse tani krijohet një mister Benzema që është pa skuadër, por që e ka të ardhmen ende të lidhur me vendin nga Lindja e Mesme. Lyoni duket si destinacioni i dëshiruar, por për momentin situata kontraktuale e vështirëson kthimin e tij në Kontinentin e Vjetër. Mbetet për t’u parë sesi do të shkojnë gjërat për Benzema, nëse do të mund të nënshkruajë me një klub tjetër saudit apo do të vendosë që ka ardhur koha që të varë këpucët në gozhdë dhe të mbyllë karrierën e tij legjendare.
Top Channel