Mbappé kërkon Topin e Artë, Dugarry nuk përmbahet: Fëmijë dhe patetik
Kartolina e fundit e dërguar nga Madridi i ka anët të zverdhura nga koha, por rri e qetë në banesën e Cristian Chivut. Iu kujton të ftuarve dhe të gjithë familjes deri ku ka shkuar dhe çfarë ka arritur djaloshi nga Resita e Rumanisë. Kthimi i madh i trajnerit zikaltër në Bernabeu, është një bashkim kujtimesh.
Në 22 maj luajti si titullar në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Bayernit të Mynihut. Këtë të martë do të gjejë përballë Jose Mourinhon, për herë të parë si kundërshtar. E gjithë kjo në përballjen e parë evropiane mes teknikut portugez, kampion i kontinentit me zikaltrit dhe Interit të tij të vjetër dhe në këtë kuadro është edhe Chivu një prej nxënësve të tij. Ja 5 momentet kyçe që lidhin Mourinhon dhe Chivun
‘Gjyshja ime vrapon më shumë’
Shigjetimi shkoi në shenjë dhe madje edhe lëndoi, por Chivu e kuptoi vetëm pak vite më vonë. ‘E bëri për të mirën time…’. Ja si shkoi; pas ndeshjes mes Atalantës dhe Interit e janarit të 2009 e fituar nga bergamaskët 3-1 në sezonin e parë të Mourinhos, Cristian që ishte në krahun e majtë të fushës përpara Maxëell, u zëvendësua pas gjysmë ore. Kështum Special One, gjatë analizimit të videos me të gjithë futbollistët kthehet nga rumuni. ‘Gjyshja ime do të kishte vrapuar më shumë…’ dhe më pas pati turinj të varur dhe fytyra të shuara. Chivu e tregoi këtë në 2022 në një intervistë për Cronache di Spogliatoio. ‘Mendoja se çfarë duhet të kisha bërë më shumë, por në fund të mbledhjes më tha se në ndeshjen pasardhëse do të luaja si titullar në qendër të mbrojtjes. Ia del gjithnjë të të bëjë që të japësh më të mirën’-tregonte Chivu
Lojtar krahu në Barcelonë
Momenti i dytë është taktik, por pas skemës ka edhe një moto krenarie. Një përmbledhje; 28 prill 2010, gjysmëfinalja e kthimit e Ligës së Kampioneve me Barcelonën në Camp Nou, zikaltrit vinin nga fitorja 3-1 e ndeshjes në San Siro. E dinin që kjo duhej mbrojtur me të gjitha forcat, por pas 30 minutash Thiago Motta la Interin me 10 futbollistë. Chivu bëri lojtarin e krahut përpara Zanettit. Interi humbi 1-0, por shkoi në finale me dinakëri. ‘Humbja më e bukur e karrierës sime’-tregon gjithnjë Jose Mourinho që u fiksua nga kamerat mes hidratantëve të fushës me një buzëqeshje të madhe
Në pankinë në Sienë
Momenti i tretë përputhet mirë me zërin ‘menaxhim’. Maj 2010, sfida për titullin e Serie A në Artemio Franchi të Sienës në javën e fundit të kampionatit. Nëse Interi fitonte ishte kampion i Italisë. Ndeshja dukej si një kurth, por nuk ishte e pakalueshme, kështu që Mourinho zgjodhi të ruajë Chivun për finalen ndaj Bayernit që ishte 6 ditë më vonë në Bernabeu. ‘Më tha se do të më linte të pushoja në Siena për t’u rikuperuar mentalisht dhe fizikisht. Në fillim nuk e prita shumë mirë, por më vonë e kuptova-tregon Chivu. Rumuni u aktivizua 15 minuta nga fundi i sfidës në vend të Sneijder për të mbrojtur titullin; misioni u përmbush
Profecia për Robben
San Jose di të jetë ‘special’ edhe me profecitë dhe Chivu ka qenë dëshmitar. Edhe këtu duhet hequr pak pluhuri i kujtimeve. Interi, kampion i Italisë dhe fitues i Kupës, po përgatitej për sfidën me Bayernin e Mynihut në Pinetina. Bisedat e zakonshme individuale për të shpjeguar strategjinë dhe taktikën e futbollistëve të ndryshëm. ‘Mourinho më parashikoi se çfarë do të ndodhte-tregon Chivu që hyn më në detaje-do të markosh Robben, do ta ndjekësh edhe në banjë, por do të ndëshkohesh me karton të verdhë, kështu që unë do të vendos Zanettin mbrojtës gtë majtë dhe ti do të shkosh në mesin e fushës. Do të të zëvendësoj në minutën e 80’. Gjithçka e vërtetë. Chivu mori të verdhën siç u parashikua dhe u zëvendësua në minutën e 79. Chivu tregoi se pas fërshëllimës së fundit të arbitrit shkoi në banjë për te ndezur një cigare çliruese, e para si kampion Evrope.
Përplasja me Pellissier
Momenti më delikat i jetës së tij. Në 6 janar 2010, në ndeshjen mes Chievos dhe Interit në Bendegodi, Cristian Chivu rrezikoi shumë pas një përplasjeje me Sergio Pellissier. Që nga ai moment, rumuni ka luajtur gjithnjë me kaskën e famshme mbrojtëse. ‘Kur je pranë më të keqes, ndryshon mënyrën e të parit të jetës’-tha Chivu. I rikthyer në ndeshjen me Livornon, thuajse 4 muaj më vonë, Chivu tregon sesi Mourinho i qëndroi gjithnjë pranë. ‘Më merrte në telefon çdo mbrëmje, pastaj në fund të janarit më pyeti se kur do të kthehesha. Ishin ditët e përgatitjes së listës për Champions League. Iu përgjigja se në mars do të isha i disponueshem dhe se doja të isha në ekip’-ishte rrëfimi i Chivut.
Top Channel