Video/ Taulant Seferi shkëlqen në Turqi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e pestë në gjashtë ndeshje
07/09/2026 19:46
Taulant Seferi ka lënë sërish gjurmën e tij në kampionatin turk.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi gol në fitoren 3-0 të Kayserispor ndaj Erokspor, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.
Seferi shënoi në minutën e 68-të, pas një aksioni individual, duke depërtuar mes mbrojtësve kundërshtarë dhe duke dërguar topin në rrjetë për golin e tretë të Kayserispor.
Me këtë realizim, 29-vjeçari shkon në 5 gola në kampionat dhe vijon të jetë ndër sulmuesit më produktivë të skuadrës turke.
🚀 Kayserispor’un Bodrum’dan transfer ettiği Arnavut kanat forvet Taulant Seferi, bu sezon 6 maçta 5 gole ulaştı! 🔥pic.twitter.com/JXsuuN9g44
— Transfer Merkezi ™ (@TransferMerkez) September 7, 2026
Top Channel