‘Kemi nevojë për ndihmën e Shtetit dhe të policisë’-kështu u shpreh Drejtori Ekzekutiv i Olympique Lyon, Michael Gerlinger në konferencën për shtyp duke iu tërhequr vëmendjen autoriteteve publike pas akteve të dhunës që u regjistruan rreth Groupama Stadium në 29 gusht në sfidën ndaj Le Havre, ndeshja e parë e Lyon në shtëpi në këtë sezon.

‘Pashë disa foto, është një dhunë absolutisht e neveritshme. Duket se bëhen bashkë grupe të armatosura, kështu që për mëndimin tim ata nuk janë persona që e duan futbollin-vijoi Gerlinger-nuk janë persona që shkojnë në stadium për të na mbështetur. Janë persona me probleme që vijnë me kapuçë në kokë dhe të armatosur, është e tmerrshme. Nuk kam parë kurrë kaq shumë dhunë’.

Drejtori Ezekutiv i Lyonit më pas e vuri theksin se nevoja për ndihmën për të menaxhuar situata të dhunshme

‘Është diçka që nuk mund ta menaxhojmë dot vetëm, sidomos nëse ndodh jashtë stadiumit-shtoi Gerlinger-por besoj se të gjithë do të punojmë për këtë, sepse nuk duam që të ndodhë sërish. Në stadium duket se po funksionion mjaft mirë, nuk është në perfeksion, por po funksionon’

Në incidentet e 29 gushtit një i ri 17 vjeçar u sulmua dhe u dërgua në spital në gjendje kritike dhe sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, gjithçka ndodhu pas një përplasjeje mes grupimeve të vetë Olympique Lyon. Po kështu edhe një çift u sulmua nga disa persona në dalje të një bari dhe u bënë objekte të fyerjeve raciste. U regjistruan 3 arrestime.

Top Channel