Francë, Olympique Lyon kërkon ndihmë: Kemi nevojë për Shtetin dhe policinë
Luka Modriç vazhdon të jetë një nga figurat kryesore të kombëtares kroate.
Në moshën 41-vjeçare, mesfushori i Milanit është grumbulluar sërish nga trajneri Slaven Biliç, duke qenë pjesë e listës prej 26 lojtarësh për ndeshjet e radhës. Pavarësisht moshës, Modriç mbetet një pikë referimi për Kroacinë dhe prania e tij në kombëtare tregon besimin që Biliç ka te përvoja dhe cilësitë e një prej mesfushorëve më të mëdhenj të futbollit modern.

Biliç, i cili drejtoi Kroacinë edhe nga viti 2006 deri në vitin 2012, është rikthyer në krye të përfaqësueses dhe një nga vendimet e tij të para ka qenë përfshirja e Modriçit në listën e grumbullimeve.

Kroacia do të ketë një kalendar të ngjeshur në Ligën e Kombeve, ku është pjesë e Grupit 3 të Ligës A. Në shtator dhe tetor, kroatët do të përballen me Republikën Çeke më 26 shtator dhe Spanjën më 29 shtator, të dyja ndeshjet në transfertë, ndërsa më pas do të presin Anglinë më 3 tetor dhe Spanjën më 6 tetor. Me Modriçin sërish në mesin e tyre, kroatët synojnë të jenë konkurrues në një grup të fortë, ndërsa eksperienca e kapitenit të tyre pritet të jetë një nga armët kryesore të skuadrës.
Top Channel