Nuk ka moshë për Modriçin, 41-vjeçari grumbullohet me Kroacinë
Mbrojtësi i Pisa, Rosen Bozhinov që një ditë më parë u ndje keq për shkak të një krize dehidratimi në fushën e lojës në pjesën e parë të sfidës me Juve Stabian, doli këtë të hënë nga spitali i Castellammare di Stabia në Napoli. Lajmi u konfirmua nga klubi përmes kanaleve zyrtare sociale teksa shtoi se futbollisti do të kthehej në toskanë ku është parashikuar t’i nënshtrohej ekzaminimeve të tjera mjekësore.
Episodi i Bozhinov ndodhi pak pas minutës së 40, kur mbrojtësi bullgar ra në mënyrë të papritur në tokë dhe mbeti palëvizur, në dukje pa ndjenja. Loja ndaloi menjëherë dhe mjekët hynë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit. Në imazhe, shokët e skuadrës dukeshin qartë të shqetësuar, ndërsa arbitri thirri kapitenër dhe anëtarët e të dyja pankinave dhe më pas u mor vendimi për të pezulluar përkohësisht ndeshjen.
Më pas Bozhinov doli nga fusha e lojës me barellë për t’u dërguar në spital me ambulancë. Më pas të gjithë u qetësuan pasi ishte e qartë që bëhej fjalë për dehidratim që shkaktoi këtë kolaps me konvulsione. Bozhinov gjithë kohës ishte i vetëdijshëm. Për rastin Bozhinov reagoi edhe ministri italian i sporteve Andrea Abodi i cili dha mesazhin se mbrojtja e shëndetit të sportistëve duhet të jetë prioritet.
‘Mendoj se shëndeti i sportistëve duhet të jetë një prioritet për të gjithë dhe ndoshta është e nevojshme të bëhet ndonjë ekzaminim më shumë për të kuptuar se çfarë ndodhi saktësisht sepse në situata të tilla, sado normale të jetë është diçka njerëzore edhe emotiviteti i reagimit. Është e nevojshme të kesh vetëdijen për arsyet që çuan në atë që ndodhi’-ishte deklarata e Ministrit Abodi
Top Channel