CNN, një nga mediat ndërkombëtare, vetëm tre orë më parë ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram shtatë vende që po vizitohen nga europianët më së shumti.
Krahas përshkrimit ka vendosur edhe fotot përkatëse për secilin vend të përmendur në listë.
Në mesin e vendeve si Francë, Portugali, Spanjë, Itali e Kroaci që njihen për turizmin e zhvilluar e vendet e mrekullueshme që ofrojnë për vizitorët, renditet dhe Shqipëria.
Për vendin tonë është zgjedhur jugu, konkretisht Ksamili.
“Një pamje ajrore e një plazhi të bukur me rërë të bardhë në Ksamil, Shqipëri, tregon saktësisht se çfarë po tërheq më shumë europianët në këtë vijë bregdetare nën radar”.
View this post on Instagram
Para pak ditësh edhe prestigjiozja britanike “The Times” i ka dedikuar një artikull turizmit shqiptar, duke e renditur krahas Malit të Zi, Greqisë dhe Kroacisë.
Plazhet e bukura janë vizituar gjithmonë nga turistë nga e gjithë bota.
Shumë prej tyre kanë preferuar t’i kalojnë pushimet e tyre në bregdetin e Shqipërisë duke u relaksuar nën rrezet e diellit dhe plazheve të kristalta.
Top Channel